Kërkesat e BE-së për Kosovën e Serbinë, analistët i shohin të pabarabarta

December 9, 2024
1 minut lexim

Nga mesi i muajit dhjetor pritet të miratohen konkluzat nga ministrat evropianë. Në kuadër të tyre pritet të kërkohet që Serbia t`i njohë simbolet e shtetit të Kosovës, ndërkaq nga kjo e fundit do të kërkohet formimi i Asociacionit. Analistët kosovarë këto kërkesa i shohin si të pabarabarta.

Në draft konkluzat që pritet të miratohen në mes të dhjetorit nga ministrat evropianë, pritet të përfshihet edhe kërkesa për Serbinë që të iniciojë njohjen e simboleve të Kosovës, e paralelisht me këtë, Prishtinës zyrtare formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Për njohësit e proceseve politike në Prishtinë, kërkesat e BE-së nuk janë të barasvlershme.

“A është në rregull që të ofrohet Asociacioni për njohje të simboleve, aboslutisht jo, sepse në fund të ditës, nëse Serbia nuk na njeh, atëherë çfarë rëndësia ka pjesa tjetër, dhe pse Kosova duhet të ofrojë aq shumë”, tha për RTK, Blerim Canaj, njohës i proceseve politike.

“Nuk kemi pa lëshime konkrete nëse mund të merret si lëshim, ne s’kemi parë asnjë lëshim nga pala serbe, kështu që ne nuk po e kemi këtë trajtimin e njëjtë nga BE, dhe presionin e që e kemi nga BE, nuk e shohim në raport me shtetin serb, madje është e kundërta, kemi pasur sulme që i janë atribuuar krejtësisht Serbisë, karshi shtetit të Kosovës“, tha Shkodran Rexhaj, njohës i proceseve politike.

Njohësit vlerësojnë se themelimi i Asociacionit ka kuptim vetëm në këmbim të njohjes reciproke nga Serbia, ndërsa përparimin në dialog ndërmjet Prishtinës e Beogradit, e shohin të pamundur pa një balancë të BE-së karshi të dyja vendeve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ligji Gjuhës / Pajaziti: BDi si parti që kishte pushtet 20 vjeçar është bashkëpërgjegjëse e situatës së krijuar që la shumë çështje e ligje të padefinuara

Story i radhës

Fituesit dhe humbësit pas rrëzimit të Assadit

Të fundit nga

ShkoLartë