Kërkesa e VMRO-së, “Anëtarësimi i RMV në BE, pastaj ndryshimet kushtetuese” përtej çdo realiteti, thonë nga Bashkimi Evropian

Ndryshimet kushtetuese të cilat duhet të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me dy të tretat apo me 80 nga 120 votat e deputetëve, e që aktualisht nuk i ka shumica parlamentare ka bërë që partitë opozitare maqedonase të pretendojnë se “Maqedonasit po e humbin identitetin e tyre”.

Ndryshimet Kushtetuese në fakt kanë të bëjnë me preambulën, përkatësisht përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues, që është kusht për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në marrëveshjen me Sofjen për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe dallimet historike.

Pas presionit ndërkombëtar, VMRO DPMNE-ja thotë se mbështetet ndryshimet kushtetuese me kusht që ato të hyjnë në fuqi pasi Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE, por edhe me kushtin tjetër që të formohet një qeveri e zgjedhur që do të përgatiste zgjedhjet e reja, por pa BDI-në, që e akuzon për “përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar.

Zyra e Bashkimit Evropian në Shkup i ka quajtur “diskutime të brendshme” qëndrimet dhe propozimet e partive për formën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese duke bërë me dije se ato megjithatë duhet të përfundojnë brenda afatit të përcaktuar në kornizën negociuese.

“Komisioni Evropian është i gatshëm ta mbajë konferencën e radhës sapo Maqedonia e Veriut të zbatojë zotimin e saj për të përfunduar ndryshimet kushtetuese të lartpërmendura, në pajtim me procedurat e saj të brendshme, në afatin e përcaktuar me kornizën negociuese”, thuhet në njoftimit e Zyrës së BE-së në Shkup.

Ndërkaq, Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir ka thënë se maqedonasit në rrugën drejt BE-së nuk e humbin identitetin, historinë, kulturën e as gjuhën. Në fakt gjuha maqedonase tashmë është në kornizën negociuese për negociata pa asnjë kualifikim.

Ai shtoi gjithashtu se nuk është realiste pritja që të keni ndonjë marrëveshje më të mirë me Bullgarinë se ajo që është arritur vitin e kaluar dhe rezultoi me hapjen e negociatave në korrik. Askush nuk duhet të pres marrëveshje, garanci, premtime shtesë lidhur me procesin e integrimit në Bashkimit Evropian, duke e bërë të qartë se janë të kota premtimet e opozitës se ata kur të vijnë në pushtet do të bëjnë një Marrëveshje më të mirë.

Gjithashtu i është bërë e qartë se kërkesa e VMRO DPMNE-së që mbështetet ndryshimet kushtetuese me kusht që ato të hyjnë në fuqi pasi Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE, është përtej çdo realiteti dhe këtë nuk mund ta ndryshojë Bashkimi Evropian.

Ndërkaq, Bundestagu gjerman mbrëmë vonë miratoi rezolutën për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por gjatë diskutimit rezoluta.

Në tekstin e rezolutës thuhet se Bundestagu gjerman njeh kulturën, identitetin dhe gjuhën maqedonase dhe rekomandimet i kërkojnë qeverisë gjermane që t’i bëjë thirrje Bullgarisë që të mbështesë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së në kuadër të kompromisit të arritur dhe të përmbahet nga kushte shtesë.

“Me këtë rezolutë ne i kushtojmë respekt të thellë identitetit, gjuhës, kulturës dhe historisë maqedonase”, tha ministrja e shtetit në MPJ të Gjermanisë, Anna Leerman, e cila gjithashtu tha se ndryshimi i Kushtetutës nuk kërcënon identitetin maqedonas, por përkundrazi, forcon karakterin multietnik. të shtetit.

Maqedonia e Veriut është kandidate që nga viti 2005 dhe tani është koha që ta inkurajojmë Maqedoninë e Veriut me këtë rezolutë, ku kultura maqedonase do ta pasurojë BE-në”, tha Socialdemokrati Josip Juratovic, i cili kërkoi nga partia gjermane CDU mbështetje dhe ndikim në partinë e tyre simotër VMRO-DPMNE për të pranuar ndryshimet kushtetuese.

Me këtë veprim, Gjermania por edhe ambasadori i BE-së e dhanë fjalën e fundit që nuk shuhet identiteti maqedonas, por forcohet edhe më shumë brenda Bashkimit Evropian, duke i hedhur poshtë të gjitha pretendimet e opozitës maqedonase se mund të ketë marrëveshje më të mirë dhe se me këto ndryshime Kushtetuese rrezikohet historia dhe identiteti maqedonas.

Story i mëparshëm

E rëndë në Berat, i moshuari i jep fund jetës, vetëvritet me armë gjahu

Story i radhës

E ardhmja e Osimhen e pasigurt

Të fundit nga