Ferrari digjet plotësisht pas përplasjes në një pemë, shpëtojnë shoferi e pasagjeri

Në Gjermani shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të shpëtojnë pasi vetura e tipit Ferrari mori flakë dhe u dogj e tëra.

Zjarri e kaploi veturën pasi shoferi kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me një pemë.

Para se makina të merrte flakë, shoferi dhe pasagjeri arritën të shpëtojnë në kohë.

Image

Pamje nga vendi i ngjarjes

Sipas policisë, dëmi material pritet të jetë rreth 100 mijë euro, shkruan Bild.

Shoferi dhe pasagjeri janë kontrolluar nga mjeku i urgjencës por kanë shpëtuar me lëndime të lehta dhe nuk kanë pasur nevojë të dërgohen në spital. Pas aksidentit ata morën një taksi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

PSG e bën prioritet yllin e Serie A për të zëvendësuar Mbappen

Story i radhës

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Të fundit nga