Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka nisur ta lexojë pikën e parë të seancës së sotme të Kuvendit ndërsa shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e kërkoi fjalën për të insistuar që kjo pikë e rendit të ditës të mos votohet sot, raporton Gazeta Express.
“Ne si grup parlamentar mendojmë që nuk është mirë të hyjmë në votim për pikën e parë”, tha Tahiri.
“Ne nuk jemi këtu për të tensionuar situatë, jemi për të zgjidhur problemet”, tha ai.
Tahiri i kërkoi mazhorancës që çështja e veteranëv të mos jetë “përplasje e jona politike”.
Për shefin e grupit parlamentar të LDK-së, kjo është “çështje delikate”.
“Siç duket, qeveria nuk është e gatshme ta trajtojë në esencë kompensimin e veteranëve të luftës”, tha ai.
Gashi kërkoi të bëhet një “zgjidhje më gjithpërfshirëse”, ndërsa tha se Qeveria duhet ta bëjë një “mënyrë më të mirë të kompensimit të veteranëve”.
Ai tha se kapërcimi i rendit të ditës “nuk është zgjidhjes”. Sipas tij, “ai ligj nuk i plotëson nevojat e shoqërisë”.
“I ka pasivizu mbi 30 mijë vetë. E kjo është gabim”, tha Gashi.
Ai tha se kjo pikë duhet të tërhiqet ose të rrëzohet me votim.
Veteranët e UÇK-së janë mbledhur te dyert e Kuvendit dhe po tentojnë të futen brenda. Ata po protestojnë në kryeqytet që nga ora 10:00.
Ata ndjehen të indinjuar që Qeveria i la jashtë projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale. Mazhoranca i ka numrat e nevojshëm për ta miratuar këtë projektligj./express