Zjarri në ishullin e Sazanit/ Ministria e Mbrotjes: Po vlerësohet nevoja për ndërhyrje të mëtejshme

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako së bashku me ekspertë të tjerë ka shkuar drejt ishullit të Sazanit ku po bëhet vlerësimi i situatës për ndërhyrje të mëtejshme.

Ministria e Mbrojtjes njofton se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme janë shtuar trupat në terren.

Forcat e ndërhyrjes kanë krijuar breza të shpyllëzuar rreth vatrave të zjarrit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Në këto momente Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako, i shoqëruar nga ekspertë zjarresh janë duke u kryer një rikonicion nga ajri mbi ishullin e Sazanit për të vlerësuar nevojën e ndërhyrjeve të mëtejshme. Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit janë shtuar trupat e ndërhyrjes nga toka të cilët kanë krijuar breza të shpyllëzuara rreth vatrave të zjarrit”-njofton Ministria e Mbrojtjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kërkesa e veteranëve, Konjufca e nis seancën normalisht, Tahiri e Gashi kundërshtojnë qasjen e mazhorancës

Story i radhës

REL/ Raportohet se një gjeneral rus është vrarë gjatë luftimeve në Donbas

Të fundit nga