kerkesa e opozites per shlyerjen e qeverise se perzhinos ja cfare thote kovacevski 620122ea85177

Kërkesa e opozitës për shlyerjen e Qeverisë së Përzhinos, ja çfarë thotë Kovaçevski

February 7, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se tani nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por koha për t`u përballur me krizën energjetike dhe shëndetësore dhe për zhvillimin ekonomik. Sipas tij, zgjedhje do të ketë, por të rregullta në vitin 2024, kurse deri atëherë partitë kanë kohë të arrijnë konsensus për shfuqizimin e “Qeverisë së Përzhinës”

DIMITAR KOVAÇEVSKI – KRYEMINISTËR

“Kemi përballje me krizat, por njëkohësisht edhe process të hapur, aktiv, të bisedimeve me Bullgarinë, me qëllim që të mbajmë Konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në. Vlerësojmë se ato cështje që nuk përkojnë me përballjet me sfidat më të mëdha vetëm paraqesin defokusim nga problemet që janë më të rëndësishme të zgjidhen për qytetarët”

Lidhur me çështjen e modelit zgjedhor për një njësi zgjedhore, Kryeministri tha se LSDM-ja si parti është për zgjidhje të këtillë, por ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të miratohen me konsensus nga partitë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

PENDAROVSKI EMBLA
Story i mëparshëm

Ëmbla shkon në shkollë dorë për dore me presidentin e Maqedonisë së Veriut

shkarkimi meta padi ne prokurori kuvendi depozitoi prova te falsifikuara 6201232004b3a
Story i radhës

Shkarkimi, Meta padi në prokurori: Kuvendi depozitoi prova të falsifikuara

Të fundit nga

ShkoLartë