Kërkesa e Belerit për leje të posaçme nga burgu, Gjykata e Lartë merr vendimin

Gjykata e Lartë ka përcaktuar Gjykatën e Posacme si kompetente për të shqyrtuar kërkesën për leje të posaçme për Fredi Bejlerin.

Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga gjyqtarët Sandër Simonaj, Sokol Binaj dhe Ilir Panda.

Beleri kërkon nga gjykata leje për të dalë nga burgu që të lejohet të kryejë betimin si krybashkiak i Himarës.

Më herë Gjykata e Posaçme me një vendim të 26 qershorit 2023 refuzoi kërkesën e tij për leje të posaçme.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale Pandeli Kokaveshi akuzohen për veprën penale të shit-blerjes së votave.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Izraeli publikoi pamje që pretendohet se ishte e palestinezëve që u dëbuan nga veriu i Gazës

Story i radhës

Kryeministri Kurti priti në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin

Të fundit nga