Në shenjë nderimi për veprimtarinë atdhetare deri në flijim, sot në varrezat e fshatit Kollarë të Kërçovës, u vendosën lule të freskëta mbi varrin e dëshmorit të kombit Beqir Limani.
Sot përkujtohet veprimtari i devotshëm i çështjes kombëtare, figura emblematike e UÇK-së dhe simboli i rezistencës së këtyre anëve i cili ka lënë gjurmë të pashlyera edhe në kuadër të veprimtarisë në LPK.
Baca Beqë ishte bartës i të gjitha proceseve deri në ditën e flijimit dhe përjetësimit të tij, akti i sakrificës dhe vetëmohimit, ishte ngadhnjim dhe burim frymëzimi për brezat e rinjë, u tha ndër të tjera në ceremoninë përkujtimore kushtuar martirit të kombit Beqir Limani në 24 vjetorin e rënies së tij.
Ndërkaq në emër të familjes Limani, pjesëmarrësit në këtë manifestim i falënderoi mbesa e bacës Beqë, Besa Limani e cila u shprehu mirënjohje të gjithë atyre që e kanë nderuar këtë familje me pjesëmarrjen dhe mbështetjen morale e fizike në 24 vitet e kaluara