Kërcënohet kryeministri i Izraelit, i dërgohet një letër bashkë me plumb

April 27, 2022
1 minut lexim

Kryeministri izraelit Naftali Bennett mori një letër kërcënuese të martën që përmbante një plumb, njoftuan mediat lokale.

Korporata e Transmetimeve Publike Izraelite (KAN) raportoi se policia ka nisur një hetim për letrën, e cila u dërgua në shtëpinë e Bennett në qytetin Ra’anana në Izraelin qendror, shkruan Anadolu.

Agjencia e sigurisë së brendshme të Izraelit “Shin Bet” dhe policia po punojnë për të përcaktuar burimin e letrës.

“Shin Bet” ka rritur gjithashtu sigurinë për familjen e Bennett.

“Pavarësisht se sa e thellë mund të jetë grindja politike, ajo nuk duhet të arrijë nivelin e dhunës, bullizmit dhe kërcënimeve me vdekje”, tha Bennett në një postim në Tëitter.

“Duhet të bëjmë gjithçka, si liderë dhe si qytetarë, e ardhmja e të cilëve dhe e ardhmja e fëmijëve të tyre është në këtë vend, që thjesht të mos ekzistojnë fenomene të tilla. Ne jemi të gjithë njerëz. Argumentet dhe mosmarrëveshjet – po. Ngacmimi dhe kërcënimet – jo”, tha ai.

“Përveç se jam politikan dhe kryeministër, jam edhe bashkëshort dhe baba. Kështu që unë duhet të mbroj edhe gruan dhe fëmijët e mi”, vuri në dukje ai.

Ai u bëri thirrje politikanëve, veçanërisht atyre që përdorin në mënyrë aktive mediat sociale, për qetësi dhe pajtim.

Policia izraelite kishte marrë masa ndaj disa shtetasve me arsyetimin se ata e kishin kërcënuar më parë Bennett.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Liverpooli vetëm për fitore kundër Villarrealit, ja formacionet e mundshme

Story i radhës

LSDM: 27 prilli është fytyra e vërtetë e VMRO-së në të cilën nuk ka asnjë ndryshim

Të fundit nga

ShkoLartë