Kërcënimi me bombë në Aeroportin e Prishtinës, deklarohet Policia

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.

Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim.

Story i mëparshëm

Ervis Martinaj nuk ka vdekur, ndodhet në Kolumbi?

Story i radhës

Kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës, evakuohen udhëtarët dhe personeli

Të fundit nga