Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti ka reaguar pas raportimeve për kërcënime ndaj disa deputetëve të BDI-së opozitare.
Ai ka thënë se nuk beson se dikush i ka kërcënuar deputetët e BDI-së.
“Mendoj se vetë i shkruajnë pastaj vetë i paraqesin në polici. Nuk i ka kërcënuar askush ata derisa kanë qenë në pozitë, tash nuk janë faktor që ta detyrojnë dikë për kërcënime. Nuk mund të pajtohen me faktin dhe i kuptoj se pas 20 viteve janë pjesë e opozitës.
Por edhe një herë do të them se duhet t’i kushtohen vetes, duhet të reformohen, të dalin me ide të reja dhe jo më akrobacione të tilla politike, ku nëpër e-mail, kërcënojnë vetveten dhe e paraqesin në polici. Nuk i ngush askush, nuk janë faktor”, tha Mexhiti.