Keqkuptim, keqinformim, paragjykim, apo mosjohje e mjaftueshme me të kaluarën…?!

February 1, 2022
min lexim

Për shkak të luftërave ose konfliktëve të gjata me serbët (Serbinë) nga e kaluara: Kosova dhe shqiptarët, sikur krijohet përshtypja se kanë fobi, paranoja, keqkuptime, përceptime ose paragjykime të ndryshme (do thosha subjektive ose sugjestive) edhe   ndaj disa popujve (kombëve) dhe shtetëve të tjera nga ish Jugosllavia ?!

Bile, me ka rastisur shpesh që grupe, persona ose individ të ndryshëm, të painformuar, mediokrit, stupid, nebuloz, cinik, injorant, demagog ose hipokrit, nepër gazeta, portale ose rrjete të ndryshme sociale, t’i skizmatizojnë, demonizojnë, satanizojnë ose paragjykojnë me të njejtën gjuhë dhe “logjikë” të papërmbajtur, afektive, violente, rixhide, infantile dhe patologjike edhe kroatët, edhe serbët!!!

E sidomos atëherë kur persona ose individ të ndryshëm, me intelegjencë të ultë, ose me njohuri ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelekuale, profesionale dhe të tjera, shprehën gjithë urrejtje, fobi, paranojë, cinizëm ose injorancë, duke thënë se : “Kosova dhe shqiptarët, falë politikës largëpamëse, vizionare ose profetike të filan liderit ose fistek komandantit, nuk ranë në kurthën ose grackën e përbashkët të çetnikëve të Millosheviçit (Serbisë) dhe ustashëve të Tuxhmanit (Kroacisë)-për t’iu bashkangjitur asokohe luftës së Kroacisë!” dhe brroçkulla ose thengla të tjera që t’a çojnë tugën.

Përngjasimët, analogjitë ose apologjitë e ndryshme ekskursive dhe diskursive në mes serbëve dhe kroatëve (sidomos në raport me Kosovën dhe shqiptarët)-të ngjajnë në blasfemi ose apostazi të përgjithshme. Kroatët si popull (komb), si kulturë, si racë, si fe (religjion) etj.., janë krejt të ndryshëm ose të veçantë nga serbët etj.

Nejse….!!!

Kosova dhe kosovarët, tani e me tepër se tre (3) dekada vazdojnë të jetojnë me dhunën dhe terrorin psikologjik, subverziv dhe propagandistik të “iluminatit” ose “klerit misionar, çlirimtar, shtetformues ose patriotik” mbi filan shtetin dhe fistek popullin si “armiq” ose “kundërshtar të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës” dhe të ngjajshme.

Ndërkohë që edhe me të çuditshme, pseudoshkencore, antihistorike, kohtrakulturore, përverse, retrograde, paradoksale, reaksionare dhe anakronike, të ngjajnë idetë ose tendencat e ndryshme amoroze, introverte, degjeneroze, infantile dhe patologjike për t’i paraqitur ose preznatuar kroatët ose Kroacinë në bllokun (kampin) e armiqve ose kundërshtarëve të si thuhet “racës iliro-shqiptare në Kosovë etj..”!!!

Shih ti….!

Në Kroaci ndërkaq shekuj ose shumë dekada me radhë, ndodhët ose ekziston “Amëza Ilire e Kroacisë” (“Matica Ilirska u Hrvatskoj”) etj.

Në Kroaci kanë lindur dhe kanë vepruar Levizjet e njohura ilire si “Ilirski Pokret”(Levizja Ilire),”Ilirski Preporod”(Rilindja Ilire), “Nova Ilirija”(Iliria e Re) etj….Apo….?!

Kroatët e  ndihmuan edhe luftën çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së me të gjitha mjetët ose mundësitë e mundshme.

Ndonëse, as të gjithë serbët nuk janë armiq të shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, por vetëm një pjesë e tyre…)))

Në librin e njohur “Pas dyerve të mbyllura” (“Iza zatvorenih vrata”) të Prof. Dr. Zdravko Tomac, pos tjerash, mund t’i njohim (zbulojmë) dhe kuptojmë më mirë ofertat dhe angazhimë e sinqerta dhe tepër vëllazërore të Dr. Tuxhmanit, gjeneralitetit dhe admiralitetit ushtarak të Kroacisë -ndaj Kosovës dhe shqiptarëve gjatë luftës çlirimtare dhe heroike në Kroaci.

Ç’është e vërteta, shteti dhe populli (kombi) kroat, në shqiptarëve vazhdimisht na janë pranë kur kishim nevojë dhe kur ishim në rrezik.

Një digresion:

Siç dihet, termi ose nocioni i njohur “ilir” ose “Iliria” sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura shkencore ose humaniste të ilirologëve ose historiografëve të shquar si Jan Kollar, Jarosllav Shidak, Ivan Mazhuraniç, Matija Mazhuraniç, Ivan Kukuljeviç, Antun Mihanoviç, Ljudivig Gaj, Antun Njemçiç, Ante Sekuliç, Juraj Krizhaniç, Ante Starçeviç, Juraj Shporer, Juraj Stoosmayer, Ban Josip Jelaçiç, Ban Josip, Shokçeviç, Ivan Derkos dhe shumë e shumë të tjerëve: E ka kuptimin, etimologjinë ose origjinën e njohur gjuhësore (linguistike), semiotike ose semiologjike nga ilirishtja që do thotë: njeri (njerëz), popull (komb), hapësire ose teritor i lirë, sovran, autonim, autokton, specifik ose autentik në kuptimin e plotë të fjalës. Pra, njërez ose popull (komb) me moral dhe karakter të fortë, epik ose kalorsiak që nuk i nënshtrohën askujt.

Se këndejmi, sipas mitëve, eposëve ose legjendave të njohura historike ose historiografike: Udhëheqësi ose pjesëtari i shquar i një klani të lartë familjar të fenikasve, me emër Kadno (Kadnos) në perudhat e lashta ose antike, kishte vëndosur të shpërngulej ose zhvëndosej dikund në hapësirën ose teritorin e banuar nga fiset ilire të enkelejve, dalmatëve, ardiejve ose ditijonëve (përafërsisht në teritorin e sotëm të Dalmacisë, Hercegovinës ose Kroacisë), ku dikur me vonë martohet me enkelejën ose ilirën e bukur dhe tepër ekskluzive ose ekzotike me emër-Harmonia, e cila ia sjellë në jetë të birin ose djalin e vet që e pagëzojnë me emrin Ilirios (Ilyrios)…Ndërkohë që Iliri ose Iliriosi, ishte i pajisur ose blatuar me forcën ose fuqinë e jashtëzakonshme (magjike, hyjnore ose profetike)-për të qenë gjithëmonë i lirë dhe i mbrojtur nga të tjerët, që ia kishtë dhënë ose falur (blatuar) gjarpëri mitik ose mitologjik.

Kështu thonë se lindi miti ose legjenda e njohur mbi ilirin (ilirët) e lirë dhe të panënshtruar.

Ndaj, mëqe, sipas historisë dhe filozogisë së njohur kristiane ose perëndimore: Popujt (kombet), shtetët, kulturat ose civilizimët e ndryshme, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, iu nënshtrohen eklipsëve ose procesëve të ndryshme evolutive ose ripërtrirëse në kuptimin e asaj se gjithëçka ripërtrihet, transformohet dhe merr kuptim e jetës së re, sapo të rishfaqët (rikthehët) drita e bekuar e Zotit: Edhe agu (agimi) dhe ringjallja, gjithënjë sipas filozofisë kristiane, janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenialitetit ose fenomenologjisë së natyrës, shpirtit, intelektit dhe mbijetesës ose ekzistencës së njeriut, popullit (kombit), shtetit, kulturës, traditës, civilizimit ose historisë së gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, kulturore, politike etj.

Kroatët kanë vlera, resurse, kapacitete dhe potenciale të shumëta intelektuale, shkencore, kulturore, politike, historike, materiale, natyrore dhe të tjera….Gjithashtu,

kroatët janë popull (komb) trim dhe tepër krenar ose heroik.

Duke i qëndruar besnik thelbit ose tematikës së këtij shkrimi:

Luftërat e gjata për liri dhe pavarësi shtetrore dhe nacionale nga ‘kurora’ e hujaj mbretërore ose monarkiste, se bashku me ngritjen, zhvillimin, përsosjen ose afirmimin e ideve, teorive, konceptëve, definicionëve, idealeve dhe vizionëve të njohura shkencore ose humaniste mbi shtetin dhe kombin e lirë, sovran dhe të pavarur ose autonom të Kroacisë, në një masë relativisht të madhe, sikur ndodhën të varura ose ndërlidhura me emrin dhe mbiemrin e mbretëreshës së njohur të Austro-Hungarisë, Maria Terezës (Maria Terezisë), respektivisht me rastin e ngritjes ose promovimit të “theresianumit” ose “terezianizmit” në instancë ose instiitucion të lartë shkencor, kulturor dhe monarkist. Duke e veçuar këtu dokumentin e “marrëveshjes paqësore” ose “monarkiste” në mes Maria Terezës dhe përfaqsuesve të zgjedhur të shtetit dhe popullit (kombit) kroat dhe të tjerëve, në bazë të të cilit, intelektualët ose patriotët e ri kroat si Ljudvig Gaj, Stanko Vraz, Ljudvig Vukotinoviç, Demetrije Demetar dhe të tjerë, atëbotë ishin vënë në krye të Levizjes ose Ligës (Lidhjes) kroate të Ilirisë, menjëherë pas vdekjës së Franc Jozefit II-mbretit të njohur të Austro-Hungarisë. Kjo për shkak të diktatit ose monopolit hungarez mbi si thuhët “shpalljen ose aplikimin e gjuhës hune (maxharre) ose hungareze si gjuhë zyrtare nepër shkollat, univerzitetët, kancelaritë, administratën, ose në të gjitha institucionet tjera të Kroacisë, të cilin populli (kombi) trim, revolucionar, liberator dhe patriotik i Kroacise, do e refuzojnë me forcë dhe një rezistencë të madhe gjithandej. Ia vlen të cekën ose rikujtohen në sfond, demonstratat ose protestat e përgjakshme të intelektualëve, patriotëve ose qytetarëve të shumtë kroat në sheshin e njohura të “Katarina Zrinskit” me 1791 në Zagreb-kundër vërjes ose aplikimit të maxharrishtës (hungarishtës) si gjuhë zyrtare në Kroaci dhe kështu me radhë.

U morr vesh se pas rënies së shtetit ose republikës së miletit ( lëxo “mletaçka republika”) në vitin 1797, Dalmacia i takonte Austrisë.

Ndërkaq, kroatët dhe serbët e rajonit ose regjionit të njohur të Dalmacisë, asokohe e kishin kërkuar bashkimin ose unionin e tyre me Kroacinë (Zagrebin) të cilin e kishte pënguar me të gjitha mjetët e mundshme represive, inkursive ose reperkusive, sundimtari ose administratori i atëhershëm italo-francez, Vikco Dandollo.

Ndërkohë që paralajmërimin më sublim dhe relevant mbi Rilindjen ose Renesansen kombtare (nacionale), çlirimtare ose patriotike në Kroaci, asokohe do e bënte të qartë

ipeshkvi, kardinale, misionari, intelektuali dhe patrioti i shquar kroat, Maksimilian Vrhovec me 1813…Për t’u pasuar nga homologu i tij, respektivisht, nga kleriku, misionari, intelektuali dhe iluministi i shquar kroat, Antun Mihanoviç dhe librat ose broshurat e tij famoze.

Me vonë do paraqitën në skenë P. Shtoos, I. Dërkas, J. Drashkoviç etj.

Në vitin 1835 në Varazhdin, Zarë (Zadar), Karllovac dhe Zagreb, do filloi botimi ose editimi i gazetave ose revistave të ndryshme në gjuhën kroate, së bashku me hapjen e biblotekave ose librarive të shumëta në gjuhën kroate.

Në vitin 1842 do ngritët ose themelohët Amëza Ilire (Matica Ilirska) në Kroaci.

Ndërkaq, për shkak të ndalesës së përdhunshme të emrit, identitetit, autenticitetit dhe simboleve të njohura ilire në Kroaci nga ana e armiqve të ndryshëm hungarez dhe të tjerë: Me 1844 në Beograd, do botohet ose publikohet vepra e njohur e B. Shulekës, me titull “Sta namjeravaju iliri” (çfarë pretendojnë ilirët)?” së bashku me broshurën e njohur të Borisllavit etj.

Ndonëse, gjatë vitit 1843, intelektuali, politikani, patrioti ose deputeti i njohzr kroat, Ivan Kukuljeviç-Sakcinski, do fliste ose legjeronte në gjuhën kroate në kuvendin (saborin) e Kroacisë, edhe përkundër ndalesave ose pasojave të njohura nga ana e Vjenës dhe Budapestit etj.

Në vitin 1848 ndërkaq, kuvendi (sabori) i Kroacisë, në një seancë solemne dhe të jashtëzakonshme ose historike, e kishte aprovuar (miratuar) vedimin e famshëm mbi zgjedhjen ose emrimin e Josip Jellaçiçit për Ban (Udhëheqës) dhe gjeneral ose komandant suprem të Kroacisë.

Gjatë vitëve pasuese (186O, 1862, 1873 etj.) do ndodhin edhe kuvendi (sabori) i njohur i Dalmacisë në Zarë (Zadar) dhe vendimët e njohura mbi ribashkimin e saj me Kroacinë, rikthimin e gjuhës kroate si gjuhë amtare dhe zyrtare në Kroaci, si dhe shumë ngjarje ose zhvillime të tjera epokale ose monumentale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryeministri kanadez: Rusia po kërkon konflikt

Story i radhës

Taravari: Nëse nuk kandidon Sela, mund ta shqyrtoj kandidimin

Të fundit nga

Flet vëllai i Gjylejta Ukellës

Familja e Gjyljeta Ukellës është shprehur e kënaqur me vendimin e gjykatës për dënim me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin. Vëllai i saj, Shpat Ukella tha se më këtë vendim u

Премиум ЏЕКПОТOТ на Видеолотарија со добивка Мерцедес Бенз е 220 д, влезе во зона на паѓање

Ги одбројуваме последните денови од 2024 и се радуваме заедно со нашите ВЛТ играчи. Видеолотарија Касинос Австрија со задоволство и возбуда ја споделува информацијата дека празничната ВЛТ добивка-ПРЕМИУМ ЏЕКПОТ со фантастичниот МЕРЦЕДЕС
ShkoLartë