kenia 95 nxenese shtrohen ne spital per shkak te nje semundje misterioze 651d625c31265

Kenia, 95 nxënëse shtrohen në spital për shkak të një sëmundje misterioze

October 4, 2023
1 minut lexim

Rreth 95 nxënëse në Kenian perëndimore janë shtruar në spital për shkak të një sëmundjeje misterioze, duke çuar në mbyllje të shkollës për një kohë të pacaktuar, raporton Anadolu.

Zyrtarët thanë se 95 nxënëse në shkollën e mesme të vajzave, që ndodhet 374 kilometra në veriperëndim të Nairobit, u shtruan në spital për shkak të sëmundjes që preku institucionin. Nuk dihet ende për çfarë sëmundje bëhet fjalë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, nxënëset thuhet se po vuajnë nga një sëmundje e cila ua paralizon këmbët, duke i lënë shumicën prej tyre të paaftë për të ecur.

Vendimi për mbylljen e shkollës është marrë pas një takimi mes administratës së shkollës dhe zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit.

Shkolla tha se qindra nxënës të prekur do të lejohen të kthehen në shkollë pasi situata të vlerësohet me kujdes dhe të merren masat e nevojshme.

Mbetet e panjohur natyra e saktë e sëmundjes misterioze, por zyrtarët shëndetësorë thanë se mostrat e gjakut nga nxënëset e prekura janë dërguar në laboratorët e Institutit të Kërkimeve Mjekësore në Kenia (KEMRI) për të përcaktuar natyrën dhe origjinën e sëmundjes dhe për të zhvilluar protokollet e duhura të trajtimit.

Gjithashtu u kërkua që prindërit e nxënësve të jenë vigjilentë dhe të monitorojnë nga afër shëndetin e fëmijëve të tyre, teksa zyrtarët shëndetësorë punojnë për të identifikuar shkakun e sëmundjes.





MARKETING

RENT A CAR

microsoft lancon per te gjithe perdoruesit softuerin e kontrollit te rgb ne windows 11 651d621cd3344
Story i mëparshëm

Microsoft lançon për të gjithë përdoruesit softuerin e kontrollit të RGB në Windows 11

avokati serb stojkoviq kallezim penal kunder radoiciqit dhe personave te panjohur per terrorizem 651d629ab2cc7
Story i radhës

Avokati serb Stojkoviq: Kallëzim penal kundër Radoiçiqit dhe personave të panjohur për terrorizëm

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë