Microsoft lançon për të gjithë përdoruesit softuerin e kontrollit të RGB në Windows 11

Softueri i ri i kontrollit të dritave RGB më në fund është bërë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Windows 11-ës me përditësimin më të fundit.

Për ta provuar duhet të aktivizoni opsionin “Recieve the latest updates as soon as they are available” në menunë Windows Update dhe të shkarkoni përditësimin më të fundit të Windows 11.

Microsoft njoftoi ardhjen e kontrolleve të RGB në Windows 11 në muajin Maj gjatë konferencës vjetore të zhvilluesve. Që atëherë softueri RGB i Microsoft ka qenë në fazë testimi beta për Windows Insiders por tani ka arritur në një gjendje që të gjithë mund ta provojnë.

Softuerët e kontrollit të RGB të Microsoft synojnë revolucionarizimin e industrisë duke eliminuar kështu nevojën për softuerë të palëve të treta.

Me një program të dedikuar, Microsoft është pranë unifikimit të eksperiencës së softuerëve RGB diçka që nuk e kemi hasur më parë. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Kanatllarovski: Nëse duam të jemi në dy vendet e para në grup, duhet të fitojmë ndja Moldavisë

Story i radhës

Kenia, 95 nxënëse shtrohen në spital për shkak të një sëmundje misterioze

Të fundit nga