Këngëtarja shqiptare rrëfen për herë të parë si e ka përjetuar ndarjen e prindërve

April 19, 2022
min lexim

Këngëtarja e njohur, Enxhi Nasufi, ka folur ditën e sotme për vështirësitë që i është dashur të kalojë gjatë periudhës së divorcit të prindërve të saj.

Teksa rrëfente për herë të parë këto detaje nga jeta e saj, ajo u shpreh se mban mend çdo gjë nga ajo kohë dhe madje thotë që vë re edhe vështirësitë që shfaqen kur rritesh.

Gjithashtu këngëtarja vendosi që të jepte edhe një këshillë për të gjitha ato vajza që kanë prindërit e divorcuar, pasi kjo është diçka që e ka përjetuar vetë.

Image

Enxhi Nasufi

Sipas Enxhit, këta fëmijë do të kenë gjithmonë një mungesë, por këtë gjë ata duhet ta kthejnë në forcë.

“Ajo që do doja t’ju thosha fillimisht i kuptoj perfekt, fëmijët kuptojnë shumë më shumë se prindërit. Mbaj mend çdo gjë. Vë re vështirësinë që të shfaqet gjatë një periudhe tjetër të jetës, kur rritesh, sepse dashur pa dashur janë ca mungesa që një fëmijë që i ka prindërit e divorcuar i ka. Unë kam pasur fatin që kam pasur një mama të mrekullueshme, por fëmijët me prindër të divorcuar kanë disa mangësi, të cilat duhet ti kthejnë në forcë. Kam vetëm një këshillë të vogël se kam vënë re që nuk i flasin një prindi të caktuar. Ata janë adulta që kanë marr këtë vendim, por unë nuk kam pse e bëtë këtë. Nuk është gjë e mirë po diçka normale, është një vendim i tyre”, tha artistja tek “Abc e Mëngjesit”.

Image

Enxhi Nasufi

Por jo vetëm kaq, pasi këngëtarja e njohur ka zbuluar edhe arsyen pse këngët i lançon pa videoklipi. Ajo u shpreh se do të jetë aktive me publikun dhe se në këtë periudhë Covid-19 videoklipet kushtojnë shumë.

“Për mua është e rëndësishme që në këtë periudhë të jetës duhet të jem aktive me publikun, e dyta në këtë periudhë Covid-19 videoklipet kushtojnë dhe ëështë një investim i tepërt. Mendoj që festivalet kanë një impakt shumë të madhë dhe aty mund të bësh hite, ka pasur këngë që janë pëlqyer shumë më tej.  Përderisa je këngëtar, aty tregohet edhe aftësia e të kënduarit live dhe me performancë dhe me të gjitha”, tregoi Enxhi.

Image

Enxhi Nasufi

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbardhet rekursi i SPAK në Gjykatën e Lartë për ish-ministrin Saimir Tahiri, kërkohet dënimi edhe për tre vepra të tjera penale

Story i radhës

Azpilicueta shpjegon arsyen pse Chelsea nuk garoi për titullin e kampionit në PL

Të fundit nga

ShkoLartë