Këngëtarja e njohur shqiptare Albërije Hadërgjonaj së fundmi ka zbuluar se është fqinjë me motrat e klanit Kardashian në Amerikë.
E ftuar në një emision “Goca & Gra”, Albëria u shpreh se motrat e famshme nuk duken aq bukur sa në fotot që postoi në rrjetet sociale ku numërojnë miliona fansa.
“Ne i kemi fqinjë, Kylien, nënë e tyre, Kimin dhe shumë të famshëm. Ato dalin me shapka. Nuk janë kaq të bukura sa në ekran. Ne shqiptarët jemi pak kështu… kemi qejf (të merremi me fjalë) Dhe i thashë Angjelinës si janë këto kështu, se kur dalin aty të çmendin fare. Nuk kanë lidhje fare me atë se si duken në foto. Por nejse, edhe mua po të më shohësh në foto jam një kokrra e yllit”, tha me shaka Albëria.
Ndërsa, mes tjerash gjatë intervistës artistja e mirënjohur ka folur edhe për mbesën e saj, Beatrix Ramosaj dhe pjesëmarrjen e saj në Big Brother VIP.
Albëria tha se të gjithë kanë përfituar nga Beatrix, ndërsa zbuloi se bashkë me të janë në përgatitje të një EP.
“Beatrix të gjithë e panë sa e butë, e çiltër e naive është. Por ka dhe një karakter të fortë. Ka kohë që i kam bërë një EP. Dua ta sjellë atë që ka kaluar në etapa. Është momenti i saj sepse kanë përfituar të gjithë nga ajo. Mendoj se historia e ‘Big Brother’ u bë shumë e madhe dhe doli jashtë kontrollit. Beatrix përveç se është e brishtë, është pa eksperienca”, u shpreh këngëtarja.