Kënga e re nga Elton John dhe Britney Spears publikohet më 26 gusht

1 minut lexim

Elton John dhe Britney Spears do të publikojnë duetin e tyre “Hold Me Closer” të premten, më 26 gusht.

Kënga e yllit të “Tiny Dancer” do të jetë e disponueshme në të gjitha platformat digjitale.

Kështu ka bërë të ditur këngëtari legjendar britanik në llogarinë e tij në Instagram, duke postuar njërën në kolazh me dy foto nga fëmijëria dhe dy fotot e fundit të dy këngëtareve.

“26 gusht #HoldMeCloser”, thuhet në mbishkrim.

Një vit më parë, Elton John njoftoi tërheqjen me një turne të fundit dhe një album të quajtur “The Lockdown Sessions”.

Aty përfshihej “Cold Heart”, një nga këngët më të suksesshme të vitit të kaluar, në bashkëpunim me Dua Lipën dhe PNAU.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelensky uron Usyk për fitoren: Simbol se ukrainasit do të luftojnë dhe fitojnë

Story i radhës

Ja sa këshilltarë fituan partitë në zgjedhjet në Tetovë

Të fundit nga