Kemi martesë së shpejti? Mariza Ikonomi habit me përgjigjen

min lexim

Mariza Ikonomi edhe pse ka shumë vite në skenat shqiptare, ajo pothuajse nuk flet fare për jetën e saj personale e sidomos për marrëdhëniet që ka me dashurinë.

Por pak kohë më parë ajo ka pranuar publikisht se është e dashuruar dhe se po përjeton një histori të bukur romantike me partnerin që ka në krah, ndërsa së fundmi ajo ka folur edhe për planet për martesë.

Teksa ishte e ftuar në një mbrëmje të organizuar nga vëllezërit Endri dhe Stefi, ajo u pyet nga gazetari i emisioni “Stop”, nëse ka në plan t’i japë fund beqarisë.

“Ehuu prit njëherë të pijmë këtë gotën ose këtë shishen, pastaj të shohim.”– tha Mariza duke qeshur.

Mariza foli vitin e kaluar për personin që i ka rrëmbyer zemrën, por pa e zbuluar identitetin e tij.

“Jam falënderuese shumë për dashurinë time. Sinqeriteti, mirëkuptimi dhe patjetër përkushtimi e bëjnë solide një histori dashurie, edhe respekti patjetër”,- tha këngëtarja për personin e zemrës dhe marrëdhënien që ata kanë ndërtuar me njëri-tjetrin.

E pyetur se çfarë dëshiron të ndajë më shumë me njeriun e zemrës, Mariza tha:

“Me njeriun e zemrës kam përshtypjen që ti do të ndash gjithçka, por atë që ndjen më tepër është dëshira për të qenë pranë zemrës së tij dhe për të treguar se sa shumë mund ta duash një person, pa pasur asnjë frikë, pa pasur asnjë barrë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vrasja e biznesmenit Rroli në Laç për hakmarrje, autori i krimit: Më rrahën e thyen këmbët

Story i radhës

Chiellini flet “pa dorashka”: Interi më i fortë se Milani

Të fundit nga