kek rikthen ne operim njesine a4 6a89547357f7a

KEK rikthen në operim njësinë A4

August 22, 2026
1 minut lexim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A4 ka nisur procesin e rikthimit në operim, pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme.

Sipas njoftimit të KEK-ut, njësia tashmë ka filluar procesin e startimit dhe pritet që së shpejti të sinkronizohet me rrjetin elektrik.

KEK ka bërë të ditur se gjatë fazës së startimit, për arsye teknologjike, tymi mund të jetë më i theksuar për disa orë.

Për këtë arsye, Korporata Energjetike e Kosovës ka kërkuar mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve gjatë kësaj periudhe të shkurtër.

Rikthimi i njësisë A4 në operim pritet të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pritje e veprimtareve te shquar humanitare nga shkupi e kumanova 6a88cd6f32b36
Lajmi i mëparshëm

Pritje e veprimtarëve të shquar humanitarë nga Shkupi e Kumanova

84 dite revolte shqiptaret nuk heqin dore mblidhen sot para kryeministrise rama jepe doreheqjen 6a8954f01422c
Lajmi i radhës

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Të fundit nga

ShkoLartë