84 dite revolte shqiptaret nuk heqin dore mblidhen sot para kryeministrise rama jepe doreheqjen 6a8954f01422c

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

August 22, 2026
1 minut lexim

Qytetarët do të mblidhen sërish sot në Tiranë, duke vijuar për të 84-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë dhe kastës politike.

Ashtu si në ditët e fundit, protestuesit pritet të grumbullohen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë tubimin dhe fjalimet e tyre.

Protesta ka në fokus kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, por kritikat nuk janë kufizuar vetëm te mazhoranca. Pjesëmarrësit kanë sulmuar vazhdimisht edhe opozitën e drejtuar nga Sali Berisha, duke kërkuar largimin e asaj që e cilësojnë si kasta e vjetër politike.

“Rama në burg, Berisha në burg” është kthyer në një prej thirrjeve kryesore të protestuesve. Krahas saj, gjatë tubimeve janë dëgjuar edhe sloganet “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Një ditë më parë, në protestën e 83-të, qytetarët marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së qeverisë, ata vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kek rikthen ne operim njesine a4 6a89547357f7a
Lajmi i mëparshëm

KEK rikthen në operim njësinë A4

dollar per dollar shba vendosi tarifen 50 kanadaja i pergjigjet uashingtonit po vihet ne pikepyetje cdo marreveshje mes nesh 6a89555111a9d
Lajmi i radhës

“Dollar për dollar”/ SHBA vendosi tarifën 50%, Kanadaja i përgjigjet Uashingtonit: Po vihet në pikëpyetje çdo marrëveshje mes nesh!

Të fundit nga

KEK rikthen në operim njësinë A4

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A4 ka nisur procesin e rikthimit në operim, pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme. Sipas njoftimit të KEK-ut, njësia tashmë ka
ShkoLartë