Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) në nder të Ditës së Tokës në oborrin e Fakultetit të Inxhinjerisë Elektrike dhe Kompjuterike mbolli 20 drunj, aq sa janë studentë të gjeneratës së nëntë të KEDS Academy. Drunjët u mbollën nga studentët e gjeneratës së 9 të KEDS Academy që aktualisht janë duke ndjekur programin. Ata bashkë me drunjë vendosën edhe nga një mesazh të personalizuar, si vetëdijësim pë mbrojtjen e natyrës.
Prezent gjatë këtij aktiviteti ishte edhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Isak Shabani si dhe profesori Avni Alidemaj nga KEDS, të cilët po ashtu u përfshinë në mbjelljen e drunjëve dhe diskutimet që zhvilloheshin për mbrojtjen e mjedisit.
Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Isak Shabani tha se sot kur po shënohet një ditë e rëndësishme globale po pranojnë këtë donacion prej 20 drunjëve që janë të personalizuar për 20 studentët të cilët janë pjesë e KEDS Akademy.
Shabani: E rëndësishme të kemi ajër të pastër
“Urojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojmë me këto bashkëpunime, sot është një ditë shumë e rëndësishme globale Dita e Tokës, ku ne nga toka i marrim të gjitha dhe ajo çka është më e rëndësishmja është që ne të kemi një ajër të mirë dhe sot nga KEDS Academy kemi marr si donacion 20 pemë të cilat vetëm sa filluam dhe mbollëm pemën e parë por kjo është bërë edhe në simbolik të studentëve tanë që i kemi në KEDS Academy që nëntë vite radhazi ku vitin e kaluar ka pasur 20 studentë tanë që ka përgatitur të cilët kanë filluar edhe punën”, theksoi ai.
Avni Alidemaj, Zyrtar i Pajtueshmërisë në KEDS, u shpreh se me mbjelljen e këtyre 20 drunjëve po shprehin edhe përkushtimin e tyre karshi natyrës.
Ai tha se shpreson që edhe më shumë studentë të jenë pjesë e këtij programi.
Alidemaj: Simbolika e 20 drunjve lidhet me 20 studentët që janë pjesë e KEDS Academy
“Derisa sot shënojmë Ditën e Tokës neve kujtojmë dhe faktin se përgjegjësia jonë është jashtë shtëpive tona derisa jemi të gatshëm që përkushtimin tonë ta japim për një tokë më të gjelbër dhe ajër më të pastër, atëherë ne sot këtë e shndërrojmë në vepra ku simbolika e 20 drunjëve që mbillen e ka simbolikën e 20 studentëve të gjeneratës së fundit të KEDS Academy. Njëherit ne i promovojmë këta të njëjtit dhe shpresojmë që studentët tjerë ta ndjekin rrugën e tyre. Edhe pse është simbolika e këtyre pemëve, pas vetës bartë një mesazh të fuqishëm se vetëm duke menduar të ardhmen mund të ndërtojmë së sotmen. Pra, secili nga ne me një punë sado të vogël mund të kontribuojë për një ambient më të pastër, më të gjelbër dhe më të mirë”, u shpreh Alidemaj.
Njëra nga studentet që është pjesë e KEDS Academy, Alma Dobratiqi u shpreh se aktiviteti i sotëm ndikon në ambient të pastër.
Sipas saj, KEDS Academy është një mundësi e mirë për zhvillimin profesional.
Dobratiqi: KEDS Academy na ndihmon në zhvillimin profesional
“Sot shënojmë Ditën e Tokës ku Fakulteti Teknik së bashku me programin KEDS Academy po e zhvillojmë këtë aktivitet për nënën natyrë, mesazhi im për këtë ditë është ai që mbjell një pemë mbjell shpresë…. Gjithçka po shkon shumë mirë ne veçse i kemi përfunduar ligjëratat dhe trajnimet që i kemi bërë muajin e kaluar tash jemi në fazën e internshipit ku po i vizitojmë të gjitha departamentet praktikë në rotacion…. Ky program është shumë i mirë për të gjithë studentët për shkak se të ndihmon në zhvillim në aspektin profesional”, u shpreh ajo.