​KE përsërit thirrjen për Kroacinë, Bullgarinë e Rumaninë që t’i bashkohen Shengenit

May 24, 2022
1 minut lexim

Komisioni Evropian përsëriti thirrjen e tij që Kroacia, Bullgaria dhe Rumania të pranohen në zonën Shengen, pasi ato plotësojnë të gjitha kriteret.

KE prezantoi sot një raport mbi gjendjen e zonës Shengen për vitin 2022, raporti i parë i tillë që nga miratimi i strategjisë së Shengenit vitin e kaluar.

“Raporti kujton rëndësinë e plotësimit të zonës Shengen dhe i bën thirrje Këshillit të miratojë një vendim që do të lejojë Kroacinë, si dhe Rumaninë dhe Bullgarinë, të bëhen zyrtarisht anëtarë të saj, duke pasur parasysh që të gjitha kriteret janë përmbushur,” tha komisioni.

Raporti mbi gjendjen e zonës Shengen do të jetë baza për një diskutim në Forumin Shengen më 2 qershor, duke mbledhur së bashku përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe ministrat e brendshëm të vendeve anëtare, dhe për një takim të rregullt të ministrave të brendshëm më 10 qershor.

Prioritetet për vitin e ardhshëm përfshijnë menaxhimin më të fortë të kufirit, kontrollet e kufirit të brendshëm vetëm si mjetin e fundit dhe forcimin e sigurisë së brendshme nëpërmjet bashkëpunimit të zgjeruar policor brenda BE-së.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Agim Ademi: Futbolli në Shqipëri dhe Kosovë është i lirë nga politika, është autonom

Story i radhës

Çfarëdo lëshimi në dëm të Kosovës në bisedime është përgjegjësi e Qeverisë Kurti/ Do të reagojmë fuqishëm

Të fundit nga

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë