Me ndeshjen e jvës së 18-të, që u zhvillua të dielën mbrëma në qendrën sportive “Sezai Surroi” të Prizrenit, ekipi Junor 06 Moni Bau e ka përmbyllur pjesën e rregullt të kampionatit në Ligën e parë të Kosovës në basketboll për femra.
Në përmbyllje ekipi prizrenas pësoi humbje nga skuadra United Basket me rezultat të ngushtë 35:42.
Në një ndeshje mesatare, basketbollistet prizrease sikur nuk qenë të interesuara për të triumfuar, pasi paraprakisht kishin siguruar pjesëmarrjen në garat shtesë për titull të kampionit.
Në tri periudhat e para prizrenaset nuk u angazhuan shumë. Ato luajtën mirë në mbrojtje, por jo edhe sa duhet në sulm.
Dështuan nga vija e gjuajtjeve të lira dhe sidomos mungoi angazhimi dhe efikasiteti i lojtareve ! Në çerekun e katërt lotjaret e trajnerit Ramush Rushiti nisën të aplikojnë lojën e tyre të miirë. Kjo bëri që epërsia të ngushtohej në vetëm 4 pikë, ndonëse patën mundësi që edhe ta rikthenin humbjen në fitore, sikur të ishin edhe pak më të përqendruara.
Megjithatë në fund rezultati shënoi 35:42.
“Kam pritur fitore, duke pasur parasysh cilësinë e lojtareve tona. Mirëpo, kjo nuk ndodhi sepse dështuam nga vija e gjuajtjve të lira, ku humbëm 15 pikë, pastaj na mungoi edhe angazhimi i lojtareve kryesore. Ato sot nuk ishin as hija e tyre.
Sidoqoftë, ne kemi siguruar garat e “Play-off”-it dhe me gjasë në gjysmëfinalen e parë do të takhemi me ekipin Peja 03. Aty besoj se do të luajmë shumë më mirë…”, ka thënë trajneri Ramush Rushiti.