KBF Junior 06 dhe AA Kerasan Prishtina në finale

March 12, 2022
min lexim

Qendra sportive “Sezai Surroi” e Prizrenit këtë fudjavë është arenë e ndeshjeve përfundimtare të Kupës së Kosovës në basketboll për katër ekipet më të mira të Ligës së parë të vajzave (U-16).

Fillimisht u mbajt ceremonia hapëse e turneut dhe pas intonimit të Himnit të Kosovës, ekipet pjesëmarrëse dhe të gjithë të pranishmit i përshëndeti kryetari i Komunës së Prizrenit, z, Shaqir Totaj, i cili njëherësh edhe e shpalli turneun të hapur.

Ndeshja e parë gjysmëfinale ballafaqoi dy ekipet e Rrafshit të Dukagjinit, KBF “Junior 06” – Peja 03.

Lojën e kanë nsur më mirë pejanet, por vendëset, të prira nga dyshja Morina-Bilalli shumë shpejt disavantazhin e kthyen në epërsi. Me shifrat 19:16 përfundoi dhjetëminutëshi i parë.

Nikoqiret në dhjetëminutëshin e dytë luajtën edhe më mirë. Ato shënuan 17 pikë, ndërsa me mbrojtje të fortë mysafireve nuku lejuan të realizojnë më shumë se 6 pikë. Me rezultat 36:22 skuadrat shkuan në pushim.

Edhe në pjesën e dytë të ndeshjes vendëset luanin më mirë, duke shtuar epërsinë edhe më shumë, deri në +22 pikë. Megjithatë, inkuadrimi në lojë edhe i lojareve të reja për ta shijuar ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovë bëri që fitorja të mos jetë edhe më e lartë. 60:42 ishte rezultati përfundimtar i kësaj përballjeje.

Për fitoren e prizrenaseve kontribuan të gjitha lojtaret, por më së shumti Yllza Uka me 13 pikë e shumë asistime, Merisa Bilalli me 18 pikë, Yllka Morina me 14 dhe Klea Gashi me 9 sosh. Ndërkaq, tek udhëtuesit u veçuan Vesa Nikçi me 10 dhe Erisa Nimani me 13 pikë të realizuara.

Ndeshja e dytë u zhvillua midis AA Kerasan Prishtinës dhe ekipit Vushtrria Basket, e cila përfundoi me fitore të prishtinaseve 75:73.

Të dielën, me fillim nga ora 12, në finale takohen Junor 06 dhe AA Kerasan Prishtina.

“Në ndeshjen e parë shënuam fitore të pritur. Madje u dhashë rast të paraqiten edhe lojtaret e reja që ta shijojnë gjysmëfinalen e Kupës. Në finale do të takohemi me AA Kerasan Prishtinën. Këtë duel e luajmë në palestrën tonë. Pres numër të madh shikuesish për të parë lojë të mirë dhe për t’i përkrahur lojtaret tona. Basketbollistet janë në formë të mirë dhe besoj se do ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit dhe të tifozerisë sonë në mënyrë që ta mbajmë Kupën e Kosovës në Prizren”, u shpreh trajeri Ramush Rushiti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Wenger tregon për selektorin e ri të Kosovës, a është i duhuri apo jo!

Story i radhës

Ky është i vetmi material që “eliminon” njollat ​​më të yndyrshme

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë