Klub i basketbollit Ponte Prizreni konfirmon largimin e dy basketbollistëve dhe trajnerit.
Në faqen e klubit, shkruhen fjalët më të mira për largimin e tyre.
“KB Ponte Prizreni me anë të këtij postimi falënderon protagonistet e ekipit të cilët dhanë kontribut të veçantë klubit.
Faleminderit trajneri Edin Kërveshi, faleminderit Art Hajdari, faleminderit Altin Morina.
Ne si klub ju urojmë shume shëndet e suksese në destinacionet e juaja të ardhshme.
KB Ponte Prizreni përherë do jetë model e shembull funksionalizimi si ekip, dhe e respekton profesionalizmin!”, shkruan në faqen e klubit.