Katërshja e Kosovës me sukses historik në Zvicër

May 29, 2022
1 minut lexim

Kreuzlingeni i katër hendbollistëve të Kosovës, ka arritur sukses historik.

Kjo skuadër ka siguruar kalimin në Superligën A të Zvicrës. Në serinë finale të plejofit të Ligës B, Kreuzlingeni fitoi 3:1 ndaj skuadrës Wandenswil/Horgen dhe siguroi kalimin në NLA, ligën elitare zvicerane.

Ndeshjen e fundit të luajtur të dielën, Kreuzlingeni e fitoi me rezultat 27:25.

Hendbollistët e Kosovës ishin vendimtarë në këtë fitore. Drenit Tahirukaj shënoi 9 gola nga 11 tentime.

Portieri Haris Berisha bëri 10 pritje.

Bujar Ramosaj ishte lider i mbrojtjes dhe pos kësaj i shënoi 2 gola nga 2 tentime. Kurse kapiteni i Kosovës dhe i Kreuzlingenit, Valon Dedaj, nuk u aktivizua fare për shkak të një lëndimi. Por Dedaj ishte shumë i rëndësishëm gjatë gjithë kampionatit.

Skuadra që tashmë identifikohet me katër reprezentuesit e Kosovës, në edicionin e ardhshëm do të luaj në elitën e Zvicrës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Njerëzit mund të humbin deri në dy javë gjumë në vit për shkak të temperaturave

Story i radhës

Parashikimi i motit për nesër

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë