Kastrioti në Graçanicë, Beqa: Jemi të mahnitur me mikpritje

1 minut lexim

Kastrioti i Ferizajt sonte (18.00) do të luajë ndeshjen e parë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt).

Ferizajasit përballen me klubin boshnjak, në kuadër të rrethit të parë. 

Drejtori i klubit, Ekrem Beqa, tha se nuk kanë pas as një problem gjatë udhëtimit.

Sa i përket mikpritjes nga Graçanica, ferizajasit janë të mahnitur. 

Image

“Jemi të mahnitur me mikpritje. Një pritje siç pritet miku dhe i jemi mirënjohës klubit të Graçanicës”, tha Beqa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kastrioti, siç dihet, është stërvitur në kushte shumë të vështira, pasi që palestra e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, është në gjendje katastrofë.

Megjithatë, Kastrioti është përgatitur aq sa ka pas mundësi për dy sfidat që do të zhvillohen në Graçanicë me marrëveshje të klubeve.

Ferizajasit janë viktimë e palestrës në Ferizaj dhe për atë u detyruan dy ndeshje t’i luajnë në Graçanicë, larg tifozëve të tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Takimi me dikë të ri, direkt pas një ndarjeje, mund të zgjojë emocione negative

Story i radhës

SHBA vendosi sanksione si përgjigje për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, reagon Irani: Tirana ra viktimë e skenarit që sajoi Uashingtoni

Të fundit nga