Kastrioti kthehet te fitorja në Superligë

1 minut lexim

Kastriotit të Ferizajt i ka takuar ndeshja e parë e xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Të premten mbrëma në Ferizaj, Kastrioti fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat bindës, 44:17.

Cilësia ishte në anën e Kastriotit dhe kjo u bë e qartë në minutat e parë të takimit. Epërsia e skuadrës ferizajase sa shkonte e rritej.

Marley Wallace ishte më efikasi te Kastrioti me tetë gola.

Shtatë i shënoi Besnik Bytyqi. Dhjetë lojtarë të Kastriotit shënuan gola.

Te Vushtrria, më efikasi ishte Muhamed Halili me gjashtë gola. Katër i kishte Oltion Shabani.

Kastrioti humbi xhiron e kaluar derbin e madh ndaj Rahovecit, në ndeshjen dramatike.

Dhe menjëherë ka reaguar. Kastrioti është i katërti me 22 pikë. Vushtrria është e fundit me katër pikë.

Story i mëparshëm

Ademi: Vazhdojmë me mbështetjen e të gjitha Universiteteve në vend!

Story i radhës

Mosmarrëveshja rreth Gazës Veriore është pengesa e fundit në bisedimet e armëpushimit, thonë burimet egjiptiane

Të fundit nga