kasami viziton mjeshtrin e ciftelise isak abduramani ne vice 68c489efd9e84

Kasami viziton mjeshtrin e çiftelisë Isak Abduramani në Vicë

September 12, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për edhe një mandat, Bilall Kasami, sot pasdite vizitoi konakun e Isak Abduramanit në fshatin Vicë. Në punëtorinë e tij, ku lindin tingujt e çiftelisë, Kasami u njoh nga afër me punimet dhe trashëgiminë kulturore që Abduramani përcjell ndër breza.

“Çiftelia për Isakun nuk është thjesht vegël muzikore, por frymëzim, trashëgimi dhe gjurmë që mbeten në zemrat e njerëzve. Mirënjohës për këtë trashëgimi shpirtërore që po u lë brezave,” u shpreh Kasami.

Abduramani ndau me mysafirët kujtime nga periudhat e vështira që ka kaluar, duke theksuar dashurinë për tokën, njerëzit dhe vlerat e lirisë e drejtësisë, të cilave i ka qëndruar besnik pavarësisht përndjekjeve nga regjimi jugosllav.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

KIM MEHMETI VS BUJAR OSMANI
Lajmi i mëparshëm

Kim Mehmeti godet Bujar Osmanin: Në rastin Banjska foli si serb, jo si shqiptar (VIDEO)

taravari nuk ka kthim per azir aliun dhe arben fetain ne ash 68c491311078e
Lajmi i radhës

Taravari: Nuk ka kthim për Azir Aliun dhe Arben Fetain në ASH

Të fundit nga

ShkoLartë