Kryetari i Komunës të Tetovës, Bilall Kasami sot ka realizuar takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja ku kanë biseduar për situatën politike në vend, zhvillimet e fundit si dhe krizën energjetike.
“Sot realizova takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, ku biseduam për situatën politike në vend, zhvillimet e fundit si dhe krizën energjetike.
Po ashtu me ambasadorin e Kosovës folëm edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Tetovës dhe institucioneve në Kosovës e gjitha kjo në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve.
Bashkërisht vlerësuam se zgjedhjet për këshillin e Tetovës, kanë qenë në një frymë demokratike dhe qytetarët dëshmuan se e duan ndryshimin, duan një udhëheqje më të mirë e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe qytetit”, njofton Kasami përmes profilit të tij në Facebook.
Kasami shkruan se Ambasadorin e ka informuar edhe për kapacitetet që posedon komuna e Tetovës në aspektin e burimeve njerëzore dhe efikasitetin e administratës. Bashkëpunimi dhe takimet që janë në interes të qytetarëve do të vazhdojnë edhe më tutje.