Kasami për Taravari: Edhe ndonjë ditë do të jetë ministër, Fetai është zëri ndryshe brenda ASH-së

May 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 maj – Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami i pyetur për qëndrimin e Arben Taravarit si ministër në Qeveri, tha se atij i kanë mbetur edhe disa ditë.
“Do ta shohim deri kur, edhe ndonjë ditë”, tha Kasami.
Kasami tha se me Mickoskin janë dakorduar për tajmingun dhe dinamikën e veprimeve të cilat do të ndërmerren në ditët në vijim.
“Por ajo që është me rëndësi që e kemi thënë bashkëpunim me BDI-në edhe me Qeverinë nuk ka dhe këtë e kemi dakorduar edhe me kryeministrin dhe sigurisht në këtë drejtim në ditët në vijim do të ketë edhe veprime konkrete”, tha Kasami.
Sa i përket qëndrimeve të zv.kryeministrit Arben Fetai, Kasami tha se ai është zëri ndryshe nga disa veprime të kryetarit të ASH-së.
“Ne urojmë që ky zë ndryshe në Aleancë të jetë i fuqishëm, Ne do të dëshironim që edhe më tutje ASH të jetë pjesë e koalicionit VLEN, pjesë e Qeverisë por në asnjë moment me element të cilët kanë bashkëpunuar dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë me Ali Ahmetin dhe BDI-në”, deklaroi Kasami.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Edhe disa ditë i kanë mbetur si ministër, tha Kasami për Taravarin

Story i radhës

Rama batuta nga Vlora: Solla edhe certifikatën e regjistrimit se më thonë është Photoshop

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë