Kasami: Në zgjedhjet lokale shkojmë bashkë, VLEN-i punon në drejtim të shkrirjes në një parti

November 8, 2024
1 minut lexim

Shkup, 8 nëntor – Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami në një intervistë për Alsat tha se VLEN nuk ikë nga zgjedhjet, por interesi i qytetarëve është që mandatin e marrë për realizimin e projekteve ta mbarojmë deri në fund. Kasami përsëriti edhe një herë se bashkë me partitë e koalicionit punojnë që në zgjedhjet lokale të shkojnë si VLEN dhe njëkohësisht në drejtim të unifikimit të një subjekti politik.

“Punojmë në drejtim të asaj që të shkojmë si koalicion VLEN në zgjedhje lokale, me lista të këshilltarëve dhe kryetarë dhe punojmë edhe në drejtim edhe të harmonizimit apo të unifikimit, në një subjekt politik. E vetmja çështja që ka ngelur për tu diskutuar është kontributi i çdo subjekti politik në subjektin e ardhshëm që do të dalë si parti politike dhe jemi darkorduar që zgjedhjet lokale mund të jenë indikator i mjaftueshëm që të shohim se cili subjekt politik do të duhej të kontribuonte dhe sa do të kontribuonte”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa, VLEN.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Google dërgon përditësimin e radhës në telefonët Pixel

Story i radhës

Minçev nuk e përjashton mundësinë për zvogëlimin e numrit të të punësuarve në administratë: Preferojmë riedukimin

Të fundit nga

FC Helzag fiton finalen

FC Helzag triumfoi sërish në finalen e “FSHF Sunday League” në formatin 11×11 në zonën e Korçës. Skuadra e Helzag u përball në finale me KF Kalaja në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës
ShkoLartë