Kasami dhe Taravari: Drejtorët e VMRO-së më të mirë se kuadrot shqiptar!

Drejtorët e VMRO-DPMNE-së vazhdojnë të mos preken nga kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe nga kryetari i Gostivarit Arben Taravari.

Edhe pse tashmë ka kaluar 1 javë nga shkarkimi i drejtorit të Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup, Zudi Enuzi-Koka, nga Besa dhe Aleanca ende nuk kanë reaguar aspak në adresë të këtij vendimi të VMRO-DPMNE-së, e cila pa pyetur askënd, e në veçanti partnerin e koalicionit, Aleancën e Ziadin Selës dhe Arben Taravarit, shkarkoi nga pozita Zudi Enuzin.

Opinioni shqiptarë tashmë një javë nëpër rrjetet sociale pyet se vallë janë aq të pafuqishëm Kasami, Taravari dhe Sela përballë VMRO-DPMNE-së së Hristijan Mickoskit apo ndoshta bëhet fjalë për ndonjë përfitim personal të cilin nuk kanë guximin ta shpalosin para elektoratit të tyre.

Kjo lë të kuptohet se ndoshta Kasami shpreson që në zgjedhjet për këshillin e komunës së Tetovës që pritet të mbahen me 20 Gusht të këtij viti të marr përkrahjen e VMRO-së dhe Levicës, ndërsa Taravari t’ia rikthejë borxhin për ndihmën që ai mori gjatë zgjedhjeve të fundit komunale.

Kasami më herët ishte bashkë në tryezë me Fatmir Limanin dhe me Mickoskin ku po “zihej” diçka mes tyre, ndërsa Taravari ishte kundër Selës duke u bërë kështu pjesë e tryezës “Shumicë e re 61”./politiko.mk/

Story i mëparshëm

Vdes burri i gjetur në deponinë e Negotinës

Story i radhës

Shaqiri: Bashkëpunimi me sektorin joqeveritar përforcon ndërkulturalizmin dhe dialogun mes bashkësive

Të fundit nga