Kasami dhe Penov nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për ringjalljen e zejeve në Tetovë

November 30, 2022
1 minut lexim

Shkup, 30 nëntor – Sot në komunën e Tetovës në vizitë ishte ministri për vetqeverisje lokale, Risto Penov. Aty u mirëprit nga kryetari i komunës Bilall Kasami ndërsa u nënshkrua një marrëveshje për bashkëfinancim në projektin e programit ndërkufitar IPA me Kosovën 2014-2020 – Ringjallja e zejeve dhe ndërtimi i kulturës për zhvillimin e përbashkët të turizmit” , informon Zhurnal.

 

Siç bën të ditur kryetari i komunës, Bilall Kasami, rruga e njohur si “rruga e butiqeve” do të ketë një fytyrë të re, do të ringjallen zejet në Tetovë, duke krijuar kushte më të mira për bizneset dhe zhvillimin e tyre.

“Rruga e njohur si “Rruga e Butiqeve” do të ketë një fytyrë të re, do të ringjallim zejet e Tetovës, duke krijuar kushte më të mira për bizneset dhe zhvillimin e tyre. Jemi të hapur për bashkëpunim dhe punojmë në vazhdimësi për zhvillimin e qytetit tonë, në të gjitha segmentet e tij”, shprehet Kasami./Zhurnal.mk

Sot në hapësirat e komunës së Tetovës realizova takim me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale z.Risto Penov. Nënshkruam…

Posted by Bilall Kasami on Wednesday, November 30, 2022

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbardhet vendimi për ish-truprojën e ish-ministrit Tahiri

Story i radhës

1/8 e Kupës së Kosovës, nesër shorti

Të fundit nga

ShkoLartë