Kasami dhe Hoxha heshtin për dorëheqjet masive nga Besa, pas aderimit të Limanit

January 30, 2022
1 minut lexim

Heshtje e madhe po ndodh në Lëvizjen Besa pas dorëheqjeve të shumta që kanë ndodhur këto ditë ku anëtarë dhe drejtues të strukturave të kësaj partie kanë dhënë dorëheqje pas aderimit të Fatmir Limanit në këtë subjekt politik.

As kreu i partisë Bilall Kasami i cili është shumë aktiv në media dhe në teren por as sekretari gjeneral Arjanit Hoxha nuk kanë dalë me ndonjë prononcim lidhur me këto dorëheqje dhe si duket duan që të gjitha ti kalojnë në heshtje të plotë.

Ndonëse ditëve të fundit kanë ndodhur dorëheqje të shumta në këtë subjekt politik dhe struktura e saj në Shkup e më gjerë për shkak të pakënaqësive të mëdha, Kasami dhe Hoxha nuk e kanë parë të rrugës që të dalin me ndonjë qëndrim.

Deri kur do të vazhdojë kjo heshtje e tyre nuk dihet, edhe pse ditëve në vazhdim paralajmërohet tërheqje dhe dorëheqje edhe anëtarëve të tjerë nga ky subjekt politik.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Paga minimale ditore gjatë ditës së diel në Maqedoninë e Veriut është 1.140 denarë

Story i radhës

A do të dërgojë NATO trupa në Ukrainë në rast të pushtimit rus? Befason Stoltenberg

Të fundit nga

ShkoLartë