A do të dërgojë NATO trupa në Ukrainë në rast të pushtimit rus? Befason Stoltenberg

January 30, 2022
min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake e Perëndimit nuk do të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë, në rast se Rusia pushton këtë shtet.

“Ne nuk planifikojmë të dërgojmë trupa luftarake të NATO-s në Ukrainë… ne jemi duke u fokusuar në ofrim të mbështetjes”, ka thënë Stoltenberg gjatë një interviste për transmetuesin britanik, BBC më 30 janar.

“Ka dallim në mes një vendi që është anëtar i NATO-s dhe një vendi të vlefshëm partner siç është Ukraina”.

Komentet e Stoltenbergut kanë ardhur në kohën e rritjes së tensioneve në mes të NATO-s dhe Moskës, pasi Rusia ka pozicionuar më shumë se 100 mijë trupa afër kufirit të Ukrainës, çka ka rritur shqetësimet për pushtim.

Kremlini, i cili ka mohuar planet për pushtim sikurse më 2014 kur ka marrë kontrollin e Gadishullit ukrainas të Krimesë, ka insistuar në negociatat e fundit me Uashingtonin dhe NATO-n për disa garanci që Ukraina dhe ish-vendet e Bashkimit Sovjetik të mos anëtarësohen në aleancën e Perëndimit.

Ukraina synon anëtarësimin në NATO por ende nuk ka plan veprimi për anëtarësim, çka do t’i prezantonte kushtet për t’u bërë pjesë e saj.

NATO-ja ka thënë se politika e saj “për dyer të hapura” nuk negociohet dhe Uashingtoni ka theksuar se shtetet sovrane kanë të drejtë të vendosin vet për aleancat e tyre ushtarake.

Pas përgjigjes së SHBA-së ndaj kërkesave të Moskës, presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë homologut të tij francez, Emmanuel Macron më 28 janar se i është dukur se Perëndimi i ka “injoruar” shqetësimet e Moskës për siguri.

NATO-ja ka thënë se është e përgatitur për të rritur prezencën në vendet anëtare të Evropës Lindore nëse Rusia pushton Ukrainën dhe disa vende anëtare të aleancës kanë ofruar pajisje ushtarake për Kievin.

Uashingtoni ka thënë se synon zgjidhje diplomatike për krizën dhe se Rusia duhet të largojë prezencën ushtarake afër kufirit me Ukrainën.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se pret të takojë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në javët e ardhshme për një tjetër rund negociatash, mirëpo Putini do të vendosë si të përgjigjet ndaj pozicionit amerikan për kërkesat e Moskës.

Moska ka mbështetur separatistët në luftën në lindje të Ukrainës, e cila ka marrë jetën e më shumë se 13,200 personave prej vitit 2014, vitin e njëjtë kur Rusia ka aneksuar Krimenë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kasami dhe Hoxha heshtin për dorëheqjet masive nga Besa, pas aderimit të Limanit

Story i radhës

Egzona shprehet shumë e zhgënjyer nga Arjola

Të fundit nga

Kërkojnë rikthimin te fitorja

Ka startuar në orën 20:45, dueli mes Juventusit dhe Venecias i vlefshëm për javën e 16-të të Serisë A.   Bardhezinjtë e Tiago Motës, vijnë në këtë përballje pas 3 barazimesh radhazi teksa
ShkoLartë