egzona shprehet shume e zhgenjyer nga arjola 61f68236da04e

Egzona shprehet shumë e zhgënjyer nga Arjola

January 30, 2022
1 minut lexim

Egzona Rafuna është shprehur e zhgënjyer nga Arjola gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.

E ftuar në Fan Club këtë të dielë, ajo u shpreh se jashtë vajzat kanë një miqësi, ndërsa brenda shtëpisë nuk ishte afrimiteti që priste.

“Jo të gjithë e kanë pritur mirë lajmin, na kanë parë si ca javë të lodhshme me ca banorë që do t’i nxjerrim. Fillova ta urreja si term ‘banorët e rinj’. Gjatë ditëve në vijim diçka nuk do të ecte. Me Arjolën kemi miqësi nga jashtë, mendoja se do të kisha miqësi, kisha mjaftueshëm njohje  sa të krijoja këtë miqësi. Nuk e kam ndje afrimitetin, pavarësisht se Arjola ka thënë se e kam prit mirë. Nuk e kam prit që Meridian të më priste aq mirë. Po ashtu edhe me Ilirin  që ishte e papritur. Me Donaldin dhe Triksën kam qenë më e afërt”, tha Egzona.

Egzona ishte banorja e fundit që u largua të premten nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

a do te dergoje nato trupa ne ukraine ne rast te pushtimit rus befason stoltenberg 61f68234ea928
Story i mëparshëm

A do të dërgojë NATO trupa në Ukrainë në rast të pushtimit rus? Befason Stoltenberg

drame mes nadalit e medvedevit 61f68238dcabf
Story i radhës

Dramë mes Nadalit e Medvedevit

Të fundit nga

ShkoLartë