Kasa: Ka rënie të turistëve nga Kosova. Pushimet në Jug janë të papërballueshme. Vendet që po vizitohen më shumë

min lexim

Eksperti i turizmit, Rrahman Kasa, është shprehur se ka pasur ankesa nga hoteleritë në zonën e Sarandës dhe Shëngjit, pasi nuk po shfrytëzohen dhomat.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, se ka pasur rritje turizmi i organizuar, ndërkohë e kundërta ka ndodhur me turizmin individual.

Rrahman Kasa: Referuar  situatës, deri më tani kemi shumë ankesa nga hotelet sidomos në disa destinacione siç është Saranda, pjesa e bregdetit jugut, por edhe Shëngjini nuk është në shfrytëzim të kapacitetit të plotë të atyre numrave apo hoteleve si dhoma. Më mirë paraqitet zona e Durrësit, Golem e cila vepron me turizëm të organizuar, që ka filluar pas datës 20 Maj. Ato hotele kanë qenë me kapacitet të plotë. Nuk është në nivelet më të kënaqshme të periudhës më të mirë që ne kemi pasur në vitin 2019. Por shifra e INSTAT janë krejt të ndryshme , krahasuar me të njëtën periudhë, por sipërmarrësit më shfaqin ankesat. Jam skeptik për turizmin e paorganizuar që vijnë në mënyrë individuale, ndërsa turizmi i organizuar ka pasur rritje.

U bllokuan në një zonë të thepisur mes Valbonës dhe Thethit, shpëtohen tre turistët çekë

Ai tha se ka pasur një ulje dhe të turistëve nga Kosova për shkak të rritjes së çmimeve. Ndër të tjera tha se turistët preferojnë të marrin me qira  apartamente sesa  të kalojnë pushimet në resorte.

Rrahman Kasa: Mbi 50%  e turistëve që vijnë në Shqipëri  janë nga Kosova, por këtë vit  ka një rënie për shkak të rritjes së çmimeve. Shumë familje zgjedhin apartamente dhe jo resorte pasi nuk i përballojnë dot çmimet. Kët vit janë rreth 200 mijë turistë të munguar për shkak të luftës në Ukrainë.

Më tej ai tha se shumë turistë po dynden drejt Velipojës dhe Shëngjinit për shkak se çmimet janë më të lira, ndërkohë turizmi në jug është i papërballueshëm.

Rrahman Kasa: Pas krizës së rritjes së çmimeve, shumë qytetarë shqiptarë dhe të huaj nuk i përballojnë dot çmimet. Kjo varet nga zonat e ndryshme  të Shqipërisë. Shëngjini e Velipoja kanë çmime më të lira, duke bërë që turistët të shkojnë atje. Ndërkohë jugu është i paparëbakllueshëm për pjesën më të madhe për pjesën e qytetarëve. Shkalla e rritje së çmimeve është më e lartë se kudo tjetër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qendra Rehabilituese në Shtime në mungesë të stafit shëndetësor

Story i radhës

Dokumentari i ri për Rolling Stones, Keith Richards mbi heroinën: Është një zgjedhje personale

Të fundit nga