qendra rehabilituese ne shtime ne mungese te stafit shendetesor 62cb24f50d789

Qendra Rehabilituese në Shtime në mungesë të stafit shëndetësor

July 10, 2022
1 minut lexim

Puna e stafit shëndetësor në Qendrën Integruese, Rehabilituese e të sëmurëve kronikë psikiatrikë në Shtime është mjaftë sfiduese, pasi numri i punëtorëve nuk është i mjaftueshëm për të kryer shërbimet këtu.

Sipas Naim Asllanit, shef i personelit, të punësuar në këtë institucion janë 42 persona. E sipas tij, nevoja për rritje të numrit është esenciale.

“Është sfidë e madhe çështja e punëtorëve dhe vlen të theksohet që në këtë institucion kemi mungesë të punëtorëve në të gjithë sektorët duke filluar nga shërbimi i administratës, shërbimi teknik dhe shërbimi shëndetësor”, ka thënë, Naim Asllani – Shef i personelit.

Drejtori i Qendrës ka sqaruar se ka dërguar vazhdimisht kërkesa që numri i stafit të këtij institucioni të rritet.

“Ne si staf menaxherial vazhdimisht kemi dërguar kërkesa për pranim të stafit shtesë, mirëpo mundësitë financiare të institucionit kanë qenë minimale”, ka bërë të ditur Miftar Zenelaj – Drejtor i Qendrës.

Qendra Integruese, Rehabilituese e të sëmurëve kronikë psikiatrikë në Shtime funksionon në kuadër të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

besimi per ekonomine buxhetin dhe eurointegrimet nga kriza deri ne rritje 62cb21f64d7ab
Story i mëparshëm

Besimi: Për ekonominë, buxhetin dhe eurointegrimet: Nga kriza deri në rritje

kasa ka renie te turisteve nga kosova pushimet ne jug jane te paperballueshme vendet qe po vizitohen me shume 62cb25e853ec3
Story i radhës

Kasa: Ka rënie të turistëve nga Kosova. Pushimet në Jug janë të papërballueshme. Vendet që po vizitohen më shumë

Të fundit nga

ShkoLartë