Kaq policë të Kosovës kanë dhënë dorëheqje këtë vit

August 20, 2023
min lexim

Sindikata e Policisë së Kosovës tanimë ka humbur shpresat se do të ketë shtesë për rrezikshmëri. Është muaji i shtatë që Policia e Kosovës nuk është paguar për shtesat e rrezikshmërisë, dhe ende nuk dihet nëse ata do të paguhen.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, thotë se shqetësim tjetër është edhe dorëheqja vullnetare e pjesëtareve të Policisë së Kosovës.

Kreu i kësaj sindikate i ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të reagojnë lidhur me kërkesat e tyre, në të kundërtën numri i dorëheqjeve do të jetë mjaft i madh.

Zeqiri thotë se pavarësisht thirrjeve të shumta tek institucionet, ende nuk kanë marrë përgjigje nëse do të ekzekutohen shtesat e rrezikshmërisë.

Zeqiri: I kemi humb shpresat se do të ketë shtesë për rrezikshmëri

“Sa i përket shtesës për rrezikshmëri në Policinë e Kosovës, tanimë ky është muaji i shtatë për të cilën ende nuk kemi ndonjë konfirmim të qartë se çfarë po bëhet, përveç atë se thuhet se është duke punuar komisioni i cili është caktuar për këtë çështje. Dëshpërimi dhe pakënaqësia tek PK-ja është jashtëzakonisht e madhe, sikur në një formë më veç jemi dorëzuar dhe kemi humb shpresat se do të ketë shtesë për rrezikshmëri”, thotë Zeqiri.

Zeqiri thotë se nga kushtet jo të mira në Policinë e Kosovës, vetëm këtë vit janë rreth 50 dorëheqje vullnetare.

Zeqiri: Vetëm brenda këtij viti kemi rreth 50 dorëheqje vullnetare në PK

“Janë shqetësuese dorëheqjet vullnetare në Policinë e Kosovës. Deri më tani, vetëm brenda këtij viti, kemi rreth 50 dorëheqje, e që vazhdimisht kam informacione, çdo të tretën ditë, së paku kemi nga një dorëheqje, dhe shumica dorëheqjeve janë nga shkaku i kushteve jo të mira, dhe shkaku i një page që nuk i mbulon shpenzimet për të siguruar ekzistencën për një familje së paku katër anëtarësh”, thotë Zeqiri.

Po ashtu për pakënaqësitë e punonjësve policorë lidhur me kushtet e punës, kjo sindikatë para një muaji ka filluar me veprime sindikale duke dorëzuar në Kuvend një peticion, në të cilin kanë nënshkruar 62% e pjesëtarëve të PK-së.

Të njëjtit për këtë po presin reflektim nga Qeveria.

Zeqiri: Pas peticionit të dorëzuar në Kuvend, po presim reflektim nga qeveria

“Kemi filluar me veprime sindikale, rreth një muaj e kemi dërguar një peticion i cili është organizuar nga sindikata, e kemi dërguar në Kuvend, dhe një kopje tek Avokati i Popullit. Po presim reflektim rreth këtij peticioni, ku janë të nënshkruar 62 për qind e gjithë pjesëtarëve të PK-së, duke përfshirë edhe stafi civil dhe të uniformuar. Na ka penguar të plotësohet më shumë ky numër, planet operative e situata në veri që ka qenë, ndryshe mbi 95 për qind e punonjëseve janë të pakënaqur me kushtet. Ne po presim një reflektim nga institucionet shtetërore, qoftë nga presidentja, kryeparlamentari dhe Qeveria. Ky peticion do të aktualizohet në fillim të shtatorit për shkak të pushimeve”, shton Zeqiri.

Mes tjerash, Zeqiri përmend kërkesat e parashtruara në peticion.

Zeqiri: Në peticion janë cekur shumica e kërkesave, përfshirë shtesat e rrezikshmërisë

“Në këtë peticion janë cekur shumica e kërkesave, si shtesa e rrezikshmërisë, shtesat e veçanta për stafin civil të cilëve edhe atyre ju është ndaluar, kemi kërkuar klasifikimin në koeficient, shujta ditore, paga e 13-të, tre paga përcjellëse të cilat ky ligj i ka anuluar, zbritja e përvojës të punës nga 0.5 në 0.25 për 15 vitet e para, mandej sigurimi shëndetësor dhe ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare”, thotë Zeqiri.

Kujtojmë se flota operative dhe punëtorët e Departamentit Mbështetës Operativ në Policinë e Kosovës kanë protestuar të martën në vendet e tyre të punës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre për pagat, përkatësisht për mosrregullimin e vlerës së koeficienteve të pozitave të punës.

Ligji për paga, i cili është në fuqi nga muaji shkurt, kishte përcaktuar vlerën e koeficientit të pagës në sektorit publik 105 euro.

Megjithatë, ky ligj, me kërkesë të Avokatit të Popullit, është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këtë, Avokati i Popullit kishte pranuar ankesa nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, zyrtarë komunalë të arsimit, infermierë, mjekë, Sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucione e organizata të tjera.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Mu tret zemra çohu”, shoku i ngushtë i kushton poezi prekëse Roanit

Story i radhës

Merkatoja e televizioneve/ Moderatorja e njohur i merr postin Eno Popit në Top Channel

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë