Kapja e të kërkuarit Fatjon Murati nën shoqërinë e Indrit Dokles, policia jep detajet: Me ta ishte edhe një person i tretë…

min lexim

Policia e Tiranës ka dalë me njoftimin zyrtar në lidhje me kapjen e një personi të shpallur në kërkim nën shoqërinë e Indrit Dokles, ish-anëtarit të bandës së Durrësit.

Sipas policisë është organizuar punë për arrestimin e Fatjon Muratit, 32 vjeç person i shpallur në kërkim, i cili ishte nën shoqërinë e Indrit Dokles dhe një personi të tretë, Gentian Reçi 39 vjeç, nipi i ish-policit Xhelal Reçi qe u vra para 1 viti në Laç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i Muratit, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Njoftimi i policise

Në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore .

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arthur Melo do të operohet, nuk rikthehet deri në vitin 2023

Story i radhës

Shpërthimi i Urës së Krimesë, Putini merr këtë vendim

Të fundit nga