Nga MPB bëjnë të ditur se mëngjesin e sotëm është arrestuar 24-vjeçarja nga Shkupi, e cila kërkohej për vuajtje të dënimit me burg prej 3 vjetëve, përcjell TV21.
“Sot (07.03.2023) në ora 09:50 në Lisicë të Shkupit, zyrtarët policorë të ekipit operativ të kërkimit pranë SPB-Shkup kanë privuar nga liria B.D.(24) nga Shkupi. Ajo kërkohej me urdhër qendror në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjetësh për veprën penale “shmangie” nga neni 239 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.