Një i shumëkërkuar është kapur nga Policia e Tiranës këtë të premte. Ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje.
Eduart Kurti, 48 vjeç u arrestua në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit.
Në vitin 2012 ai ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit, shtetasit I. H., 44 vjeç, dhe S. H., 41 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.