kapen mijera veshje pa fatura ne portin e durresit arrestohet drejtuesi i kamionit 69f35ab43f3d9

Kapen mijëra veshje pa fatura në Portin e Durrësit, arrestohet drejtuesi i kamionit

April 30, 2026
1 minut lexim

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka goditur dy raste të tentativës për kontrabandë mallrash në hyrje të territorit shqiptar, gjatë kontrolleve të bazuara në analizën e riskut.

Në rastin e parë, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 50 vjeç, banues në Shijak, pasi në kamionin që drejtonte u gjetën 3,300 palë veshje pa fatura blerjeje, të dyshuara të kontrabanduara.

Në rastin e dytë, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi Sh. D., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në kamionçinën që drejtonte u konstatuan sasi pijesh alkoolike, përfshirë 86 shishe, pa dokumentacion shoqërues dhe të dyshuara si mallra kontrabandë.

Sipas policisë, të dy rastet janë zbuluar gjatë kontrolleve intensive në hyrje të vendit, me qëllim parandalimin e paligjshmërive dhe garantimin e qarkullimit të sigurt të mallrave dhe shtetasve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

hamza ska preference per daten e zgjedhjeve 69f35a2aa58c6
Lajmi i mëparshëm

Hamza s’ka preferencë për datën e zgjedhjeve

kush komandon vertet ne iran 69f35add61ff5
Lajmi i radhës

Kush komandon vërtet në Iran

Të fundit nga

Kush komandon vërtet në Iran

Kur ajatollahu Ali Khamenei qeveriste në Iran si udhëheqës suprem, ai ushtronte një pushtet absolut mbi të gjitha vendimet që lidhen me luftën, paqen dhe negociatat me Shtetet e Bashkuara. Djali i
ShkoLartë