Kapen duke u puthur, Jessie J konfirmon lidhjen e dashurisë

min lexim

Këngëtarja e njohur, Jessie J ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me basketbollistin, Chanan Safir Colman. Ata janë parë duke shkëmbyer një puthje në një takim dreke në Los Angeles të hënën.

Duket se Jessie J nuk i ka rezistuar puthjes me Chanan megjithëse kishte vënë maskë.

Çifti fillimisht ndezi thashethemet për romancë muajin e kaluar në ishullin Necker të Richard Branson në Karaibe, ndërsa Chanan i është bashkuar Jessie-t për udhëtimin e punës.

Këngëtarja ka ndarë një sërë fotosh nga koha e saj jashtë vendit, duke përfshirë disa foto seksi me bikini. Ajo ka shkruar në foton në grup ku është dhe Chanan: “Kur puna dhe loja takohen në parajsë”.

38-vjeçari është një atlet profesionist i njohur pasi ai filloi karrierën e tij 20 vite më parë duke luajtur për ekipin finlandez Lappeenrannan NMKY.

Ai ka luajtur në shumë skuadra dhe aktualisht po luan për Hapoel Haifa të Ligës Premier të Basketbollit të Izraelit.

Chanan ka fituar dy kampionate të Ligës Finlandeze (2005, 2006), një kampionat të Ligës së Izraelit (2013) dhe një fitore të Kupës së Izraelit (2018).

Kujtojmë që në janar, Jessie tregoi sinqerisht se si vuajtja e një aborti spontan nëntorin e kaluar ishte ‘koha më e trishtuar dhe më e vetmuar’ e jetës së saj – përpara se të kthente faqen drejt 2022.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjici: Do të vijnë edhe tifozë që nuk janë nga Kukësi, por edhe ata nga Kosova

Story i radhës

Oligarku rus bën thirrje për t’i dhënë fund luftës së çmendur

Të fundit nga