Pas kritikave të ambasadorit holandez në vend, Dirk Jan Kol në lidhje me korrupsionin dhe gjyqësor, sidomos në ngjarjet e fundit në Këshillin gjyqësor, Holanda do të dërgojë ekspert të saj në grupin e punës që e krijon udhërrëfyesin për sundimin e së drejtës, tha zv/kryeministri për çështje europiane, Bojan Mariçiq në intervistë për MIA, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Holanda gjatë negociatave do të vendoste bllokadë nëse nuk ka rezultate në luftën kundër korrupsionit.
“Atë që mund ta them është se ne e ftuam Holandën që të dërgojë, të emërojë ekspert të saj në grupin e punës që do ta krijojë udhërrëfyesin për sundimin e së drejtës dhe ata pranuan, tashmë kemi një emërim, kështu që po presim që nën mbikëqyrjen e Holandës të bëhet ky udhërrëfyes për sundimin e së drejtës që të kenë besim se i kemi paraparë hapat e vërtetë si qeveri për periudhën e ardhshëm që vijon pas anëtarësimit dhe të bëjmë ndryshim thelbësor në të gjitha fushat.”- deklaroi Bojan Mariçiq, Zv/kryeministër për çështje europiane.
Burimi: TV21