Wigermark pasi mori medalje nga Osmani: Mënyra më e mirë për ta përfunduar mandatin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim lamtumirës shefin e EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigermark, ku iu dhurua edhe Medalja Presidenciale për Sundimin e Ligjit.

Wigermark tha se ndjehet i nderuar me medaljen, teksa shtoi se “pas më shumë se tri vjetësh me EULEX-in, kjo është mënyra më e mirë për ta përfunduar mandatin tim”.

Ndërsa, tani përsipër mbikëqyrjen e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, do ta marrë Italia.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha se ky rol i është caktuar Gjeneralit të Karabinierëve, Giovanni Pietro Barbano.

Tajani tha se emërimi i Barbanos në krye të EULEX-it është lajm i mirë për Italinë, pasi sipas tij, kjo “tregon se rezultatet arrihen me punë ekipore”.

Story i mëparshëm

Kaosi në gjyqësor, Mariçiq: Holanda do të ketë ekspert të saj në grupin për sundimin e së drejtës

Story i radhës

Onana karikon zikaltrit para finales: Ja çfarë u premtoj tifozëve

Të fundit nga