Dhjetra fluturime janë anuluar, ndërsa dhjetra të tjerë janë vonuar në aeroportin Schiphol në Amsterdam, pasi punëtorët që merren me ngarkimin e bagazhit kanë nisur një grevë.
“Greva ka pasoja të gjera për klientët tanë dhe kolegët e tjerë në këtë kohë plot tension”, tha kompania përmes një deklarate.
Dita e sotme, për shkak të festave të shkollës, është një nga ditët më të ngarkuara të vitit në qendrën kryesore ajrore të Holandës, dhe greva filloi në shenjë proteste për kushtet e punës dhe mungesën e personelit