Harry Kane ka thënë se racizmi me të cilin u përball bashkëlojtari i Tottenhamit, Richarlison këtë javë është i papranueshëm. Ai i ka kërkuar FIFA-s që të marrë masa.
Sulmuesit brazilian iu hodhën banane teksa festonte një gol me shokët e skuadrës gjatë fitores 5-1 të Brazilit ndaj Tunizisë të martën në Paris.
“Ishte shumë zhgënjyese të shikoje,” tha Kane për “ESPN Brasil”. “Nuk e kam parë Richarlisonin dhe nuk kam pasur rastin të flas për racizmin që ai pësoi kundër Tunizisë. Mendoj se FIFA ka thënë se do të hetojë dhe zbulojë se çfarë ka ndodhur”.
Veprimin kundër futbollistit brazilian e ka dënuar edhe ish-mbrojtësi anglez, Rio Ferdinand.