kane deklarohet pas humbjes se penalltise do te marr pergjegjesine 63959d71225cc

Kane deklarohet pas humbjes së penalltisë: Do të marr përgjegjësinë

December 11, 2022
1 minut lexim

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane ka komentuar pas ndeshjes ndaj Francës.

Anglia u mposht 2:1 dhe u eliminua nga Kupa e Botës.

Sulmuesi i ‘Tre Luanëve’, Harry Kane kishte mundësin për të barazuar shifrat në 2:2, por në penalltinë e dytë nuk ishte i saktë.

“Bëhet fjalë për një detaj të vogël për të cilin do të marr përgjegjësinë. Nuk jam i shqetësuar për skuadrën dhe se si do të ndikojë tek ata. Ne kemi talent të madheje ”,tha fillimisht anglezi.

Penalltia e tij e parë e kishte barazuar Kane me rekordin e shënuesve të Anglisë të Wayne Rooney prej 53 golash.

Por ai nuk ishte në gjendje të kalonte Rooneyn dhe të çonte çerekfinalen e së shtunës në kohën shtesë.

“Unë jam gjithmonë dikush që përgatitet për të marrë një ose dy penallti në një lojë, gjithmonë kam një ide se çfarë dua të bëj.

Nuk mund të fajësoj përgatitjen time apo diçka të tillë, ishte vetëm ekzekutimi natën. Gjuajtja e parë ishte e mrekullueshme, të dytën nuk e godita aq sa doja”, përfundoi ai.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

france policia nderhyn ndaj tifozeve te marokut qe dolen per te festuar fitoren ndaj portugalise 63959c13db48e
Story i mëparshëm

Francë, policia ndërhyn ndaj tifozëve të Marokut që dolën për të festuar fitoren ndaj Portugalisë

zbardhen detaje autori xurxull si degradoi sherri ne lokal deri te perdorimi i armeve 63959dabeac34
Story i radhës

Zbardhen detaje/ Autori “xurxull”, si degradoi sherri në lokal deri të përdorimi i armëve

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë